100 FËMIJË NË ANIJEN E FUNDOSUR ME EMIGRANTË NË GREQI

Qeveria greke ka shpallur tre ditë zie në vend pas tragjedisë me mbytjen e anijes së peshkimit plot me emigrantë.

Sipas të dhënave të deritanishme numri i viktimave ka shkuar në 79, 78 burra dhe një grua, ndërsa janë shpëtuar 104 pasagjerë emigrante.

Sipas kryebashkiakut të Kallamatës, të shpëtuarit janë të moshës 16-41 vjeç.

Sakaq autoritetet paralajmërojnë se numri i të vdekurve është më i madh, pasi dyshohet se në anije kishte gati 700 emigrantë.

Tragjedia ndodhi mëngjesin e djeshëm në Pylos në afësri të Kallamatës në brigjet e detit Mesdhe.

Anija u fundos rreth 80 km në jug-perëndim të Pylos pasi roja bregdetare tha se kishte refuzuar ndihmën.

Anija e peshkimit plotë me emigrantë nga Afganistani, Pakistani, Siria dhe Palestina ishte nisur nga Tobroku, Libi, me destinacion Italinë.

Nuk dihen ende rrethanat që çuan në mbytjen e anijes. Operacionet e kërkim shpëtimit kanë vazhduar pa pushim edhe gjatë natës, njofton Roja Bregdetare.

Por, fakti që prej pasdites së djeshme nuk ka asnjë progres nga kërkimet, shqetëson autoritetet.

Siç theksojnë zyrtarë të Rojës Bregdetare, numri i saktë i pasagjerëve do të jetë i vështirë të përcaktohet me saktësi edhe pas marrjes së deklaratave nga të shpëtuarit.

SHARE