MISIONI VËZHGUES NDËRKOMBËTAR: ZGJEDHJET PARLAMENTARE ISHIN KONKURRUESE DHE TË ZHVILLUARA MIRË

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi ishin konkurruese dhe të zhvilluara mirë, pavarësisht se ato u mbajtën në kuadër të një krize institucionale, vlerësoi misioni vëzhgues ndërkombëtar.

Kryetarja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Nina Suomalainen, falënderoi autoritetet malazeze për ftesën për të kryer misionin në konferencën për shtyp.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin konkurruese dhe të mirë-drejtuara, pavarësisht se u zhvilluan në kontekstin e një krize institucionale që zgjati për një kohë të gjatë,” tha Suomalainen.

Ajo theksoi se fushata ishte e lirë dhe votuesit kishin një zgjedhje të gjerë.

Shefi i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PSSE) Reinhold Lopatka tha se PSSE ka vëzhguar zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Mal të Zi që nga viti 2001.

Ai tha se zgjedhjet ishin konkurruese dhe të gjithë kandidatët kishin të njëjtat shanse gjatë fushatës.

“Gratë ende nuk janë të përfaqësuara sa duhet. Barazia gjinore ende nuk është e përfaqësuar mjaftueshëm në Mal të Zi,” tha Lopatka.

Shefi i delegacionit të PE, Nikos Papandreu, theksoi se shumica e qytetarëve malazezë janë pro anëtarësimit në BE.

“Ne presim që të bëhen disa gjëra, presim përpjekje në fushat 23 dhe 24, luftën kundër korrupsionit dhe shtetin e së drejtës dhe siç theksohet në deklaratën e përbashkët, reformën e legjislacionit zgjedhor,” tha Papandreu.

SHARE