DHJETË PERSONA HUMBIN JETËN NGA PËRPLASJA E AUTOBUSIT NË AUSTRALI

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u plagosën pasi një autobus që transportonte mysafirë të një dasme humbi kontrollin në një rrethrrotullim në shtetin Australian të Uellsit të Ri Jugor, njoftoi policia të hënën në mëngjes.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:30 të dielën pranë qytetit Greta, rreth 180 kilometra në veriperëndim të Sidneit.

Aksidenti ndodhi në rajonin Hunter, i njohur për vreshtat dhe për lokacionet ku organizohen dasmat.

“E dimë se ata kishin qenë në një dasmë së bashku dhe se po udhëtonin së bashku…me sa duket drejt akomodimeve të tyre”, tha komisionerja e Policisë, Tracy Chapman gjatë një konference për media.

Policia po përpiqet ende të identifikojë të gjithë pasagjerët, tha ajo. Shoferi 58-vjeçar i autobusit, i cili u arrestua, pritet të përballet me akuzat lidhur me aksidentin, siç deklaroi Chapman.

Pas ngjarjes, ai u dërgua në spital për testim të detyrueshëm të alkoolit dhe drogës.

Edhe pse mjegulla e dendur ishte e pranishme në zonë në atë kohë, shkaku i saktë i aksidentit rrugor, i cili është më i rëndëi në Australi në gati tre dekada, nuk është përcaktuar ende, sipas Chapman.

SHARE