Ky material me shkëlqim të veçantë ka zënë vend të veçantë në botën e modës prej shekujsh.
Sot është i dëshirueshëm në mbrëmje, me të do të keni nevojë për sa më pak bizhuteri, sepse është i fuqishëm në çdo edicion.
Ka disa trashësi të satenit – më i hollë është zakonisht për fustanet, pak më i trashë shkon për kostumet dhe çantat.
Karakterizohet nga ndjesia e tij luksoze, kjo është arsyeja pse shpesh është i domosdoshëm në koleksionet e mbrëmjes, transmeton Telegrafi.
Veshja e frymëzuar në formë korseje është një përzierje e përsosur e stilit tradicional dhe modern.
Pjesa e sipërme prej sateni na kujton vitet tetëdhjetë, e ka edhe atë ngjyrën efektive.
Takat me dekorime do të lartësojnë çdo veshje mbrëmjeje.
Një bluzë saten është e mirë për zyrën dhe me disa bizhuteri të lezetshme bëhet një bukuri e mbrëmjes.
Fundi i këtij stili ka kohë që sundon skenën, forma midi është më e kërkuara.
Kostumi ka një anë të stilit me diell, është shumë i rrjedhshëm dhe i rehatshëm. /Telegrafi/