Katër modele fustanesh që do t’i shohim kudo: Theksi është kombinimi i rehatisë, prakticitetit dhe elegancës

Fustanet e gjata që kombinojnë rehatinë dhe elegancën dhe kurojnë një dizajn minimalist por efektiv do të jenë një hit i madh këtë pranverë.

Dihet tashmë që modelet midi dhe maksi do të vishen më së shumti këtë pranverë, por fustani elegant prej pambuku është ende një klasik i pamohueshëm, i adhuruar për prakticitetin dhe bukurinë.

Në sezonet e kaluara, fustanet me model lulesh, si dhe me prerje mini, gëzonin popullaritet të madh, por duket se këtë pranverë do të mund të shohim pjesë disi më të përmbajtura me prerje më të gjatë, me theks në kombinimin e rehatisë dhe elegancës, transmeton Telegrafi.

Fustane me një dizajn efektiv

Printimi i kafshëve është një klasik i përjetshëm dhe këtë sezon është veçanërisht i pranishëm modeli i zebrës. Fustanet e këtij dizajni do të duken jashtëzakonisht efektivë dhe modernë dhe është mirë t’i kombinoni me një çantë dhe këpucë në ngjyrë bezhë neutrale, krem ose të bardhë.

Fustan midi

Fustanet e buta prej pambuku me një dizajn me shirita janë aq të rehatshëm sa na pëlqen t’i veshim në shtëpi ose në shëtitje të rastësishme. Por ato janë shumë më tepër se kaq!

Veshjet me efekt dopamine

Veshja me ngjyra të ndezura dhe emocionuese është ende jashtëzakonisht popullore! Nuk mund të gaboni edhe nëse zgjidhni fustane pranverore në nuanca që bien në sy si jeshile neoni, e verdha e ndezur, blu, e kuqe apo portokalli.

Fustanet e gjata

Kur bëhet fjalë për fustanet magjepsëse të destinuara për raste ekskluzive, këtë sezon vishen fustane të gjata me një buzë që përshkon në mënyrë mbresëlënëse dyshemenë. Glamuri i theksuar vjen si përgjigje ndaj periudhës së gjatë të pandemisë në të cilën mbizotëronte minimalizmi dhe ftesa e botës së modës është që të pasurojë gardërobën me copa luksoze për raste festive në periudhën e ardhshme.

SHARE