Një nga frutat më të dashura të stinës i cili konsumohet shumë mirë gjatë ditëve të nxehta pasi dhuron ëmbëlsi dhe shumë hidratim.
Ky frut i ëmbël ofron ul stresin dhe mërzitjen, madje lufton të nxehtin e stinës, si edhe parandalon plakjen e parakohshme të organizmit.
Pjepri është i pasur me hekur, kalcium, fosfor dhe me sidomos me Vitamina A dhe C të domosdoshme për organizmin.
Siç do ta shikoni edhe më tej në këtë recetë, është nga ato fruta që mund të kombinohet shumë lehtë dhe në sallatë.
Duke u kthyer kështu në një nga gatimet kryesore të tavolinës dhe ndër më të veçantët që do të kënaqë të gjithë familjen.
Do të zgjidhni pjeprin e verdhë bashkë me sallatën e shijshme dhe plot shëndet valeriana.
Ndiqni më tej recetën e sallatës me pjepër sipas këshillave të AgroWeb.org.
Përbërësit
- 900 gr pjepër
- 100 gr sallatë valeriana
- 300 gr rrepa te kuqe
- 200 gr djathë i bardhë
- 80 gr ullinj të zinj
- Vaj ulliri
- Kripë
- Mente ose nenexhik
Përgatitja
Për të përgatitur sallatën me pjepër vazhdoni me këtë të fundit.
Qëroni pjeprin dhe priteni në kubikë të vegjël deri në 2-3 cm, më pas prisni në feta të holla edhe rrepat pasi t’i lani dhe pastroni.
Të dy këta përbërës lërini veçmas e ndërkohë zgjidhni fletët e sallatës tuaj valeriana një nga një.
Shtoni me pas tek sallata rrepat e kuqe, djathin e bardhë të preprë në kubikë, ullinjtë e prerë në feta e në fund pjeprin.
Shtoni kripën dhe vajin dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit e sallatës.
Në fund sipas dëshirës mund të shtoni sipër pas mente ose nenexhik për shije me të freskët.
Vendoseni në mesin e tavolinës tuaj dhe mund ta konsumoni menjëherë.
Për këtë sallatë nuk këshillohet ruajtja në frigorifer pasi frutat përveçse humbin ngjyrën kanë tendencën edhe të lëshojnë aciditet.