Telat me gjemba të cilat rrethojnë komunën e Zveçanit po hiqen këtë të hënë nga KFOR-i.
Kujtojmë se Lista Serbe u shpreh e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e reja në veri të Kosovës, por për këtë ka dy kushte. Forca më e madhe politike e serbëve në Kosovë kërkon tërheqjen e forcave speciale të policisë nga zonat veriore dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Partia e mbështetur nga Beogradi i bojkotoi zgjedhjet e mbajtura për kryetarë të komunave në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq dhe nuk i njeh kryetarët e rinj shqiptarë të dalë prej tyre.