Ju ka rastisur që të keni përgatitur qofte sipas udhëzimeve, por ato kanë dalë të thata dhe të forta?
Recetat e qofteve me mish të grirë mund të përmirësohen akoma dhe më shumë vetëm me një hap të lehtë.
Nuk ka rëndësi nëse i piqni, skuqni apo zieni, qoftet tuaja nuk kanë për të humbur butësinë dhe shijen e tyre perfekte asnjëherë.
Pikërisht buka e njomur me qumësht është arma juaj sekrete.
Përse e themi me kaq shumë bindje? Sepse ka një sekret tek ky bashkim.
Kur mishin e grijnë apo e presin, ai lëshon disa proteina të cilat e bëjnë sipërfaqen e mishit të ngjitshme.
Këto proteina ndikojnë në shijen e mishit kur ai përdoret në recetat e ndryshme.
Për më tepër janë po këto proteina të cilat forcojnë mishit dhe e bëjnë atë të thatë sa herë që ju e skuqni, piqni apo zieni.
Kur flasim për mishin e grirë, proteinat ndikojnë dhe në volumin e tij. Pra sapo ju e skuqni shihni që mishi humbet volumin e tij dhe zvogëlohet.
Niseshteja që gjendet tek buka përthithë qumështin dhe arrin të krijojë një pastë me bazë niseshteje.
Kjo pastë mbështjellë proteinat e mishit duke i parandaluar proteinat e mishit të ngurtësohen dhe qoftet tuaja të humbasin butësinë.
Si të Përgatisni Bukën me Qumësht për Qoftet
Përbërësit
- 1 gotë me bukë të prerë në kubikë
- 1 gotë qumësht
Përgatitja
Vendosni copat e bukës në një tas dhe hidhni qumështin.
AgroWeb.org ju këshillon që të siguroheni buka të jetë e mbuluar plotësisht.
Lëreni të përthithë qumështin për 10 minuta, derisa të shihni që masa të jetë zbutur plotësisht.
Pas kohës së nevojitur kulloni lëngun e tepërt dhe shtypeni masën me një pirun derisa të formoni një masë si brumë i qullët.
Për të përgatitur qoftet mjafton të shtoni gjysmë gotë me këtë përzierje në 450 g mish të grirë.