Një grup maturantësh janë mbledhur përpara Qendrës së Provimeve dhe Ministrisë së Arsimit për të shprehur pakënaqësinë e tyre për faktin se kanë dështuar në provimin e gjuhës amtare në kuadër të vlerësimit të njohurive eksterne.
Një numër i madh i tyre, deri në 533, kryesisht nga veriu i vendit tonë, pothuajse të gjithë nxënësit pishtarë si dhe nxënësit e gjeneratës kishin zero pikë.
Maturantët presin të flasin me përfaqësuesit e Qendrës së Provimeve, të mërzitur që kaluan aq keq, e disa prej tyre thonë se kjo po u prishen planet sepse nuk do të regjistrohen në fakultetet që duan, sepse do të ketë provime përsëritës në gusht, kur vendet në fakultete do të jenë të mbushura.
“Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Qendrën e Provimeve, pas shqyrtimit të gjithë situatës, në bazë të ligjit, lidhur me rezultatet e provimeve të maturës në gjuhë dhe letërsi malazeze, serbe, boshnjake, kroate, do të dalin me njoftim,“ njoftoi Ministria e Arsimit.