NJË SISTEM I RI I MBIKËQYRJES SË ORGANIZIMIT TË LOJËRAVE TË FATIT

Ministria e Financave synon të përmirësojë sistemin e mbikëqyrjes së organizimit të lojërave të fatit përmes disa moduleve që do të kontrollojnë biletat dhe shkëmbejnë të dhëna në kohë reale. Kjo arrihet nëpërmjet parimit të “fiskalizimit” të ngjarjes.

Kjo do të thotë që lojtari kontrollon nëse një pagesë e caktuar është regjistruar në Autoritetin e Lojërave me anë të kontrollit të kodit QR.

“Një nga modulet mbi të cilat do të bazohet sistemi është monitorimi dhe parandalimi i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, i cili duhet të mundësojë ekzaminimin e personave të dyshimtë. Është e nevojshme të monitorohet loja e çdo lojtari te një organizator, si dhe loja e tij te të gjithë organizatorët për një periudhë të caktuar kohore”, thuhet në informacionin e disponueshëm në faqen e internetit të Qeverisë së Malit të Zi.

Gjithashtu thuhet se është e nevojshme të sigurohet kontrolli i llogaritjes dhe pagesës së tarifave për aranzhim në kohë reale, që do të mundësojë shlyerjen e detyrimeve ligjore të aranzhuesit në formë elektronike.

SHARE