Si të Shpëtoni nga Kallot në Këmbë dhe Duar – Metodat Natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e shëndetshme.

Nëse jeni nga ata persona që kanë probleme me duart dhe këmbët, duke vuajtur nga lëkura e vdekur dhe e forcuar që shpesh quajmë kallo, atëherë e dini sa e rëndësishme është gjetja e një zgjidhje për këtë problem.

Të qëndroni të hidratuar është hapi i parë drejt një lëkure të shëndetshme e kjo vlen edhe për heqjen e kallove.

Megjithatë përceç këshillës së përhershme të konusmimit të 8 gotave ujë në ditë, sot do t’ju sugjerojmë një trajtim krejt natyral që do ta hidratojë në maksimum lëkurën tuaj.

E një lëkurë e hidratuar do të thotë që për disa kohë do të shpëtoni edhe nga kallot.

Përbërësit për këtë trajtim si gjithnjë i gjeni në kuzhinën tuaj ndaj mund të nisni në çdo moment me aplikimin e saj.

Ndiqni mëposhtë çdo gjë që ju duhet sipas këshillave të AgroWeb.org.

Përbërësit

  • 50 ml uthull molle
  • 1 fetë buke
  • Qese plastike kuzhine

Përgatitja

Hidhni uthullën e mollës në një enë dhe në të zhysni fetën e bukës.

Lëreni aty përdisa orë derisa të formohet një lloj paste në sipërfaqen e bukës e më pas vendoseni atë mbi pjesën problematike e me kallo.

Mbështilleni sipër me një qese plastike në mënyrë që të mos lëvizë dhe mbajeni për gjatë gjithë natës në këtë mënyrë.

Në mëngjes shpëlajeni të gjithë zonën me ujë të bollshëm.

Vlerat e trajtimit

Uthulla e mollës njihet për vetitë e saj antibakteriale që arrijnë të mbajnë bakteret larg.

Kur ju e aplikoni atë përgjatë natës në lëkurë, vetitë pastruese do të jenë të thella duke ju siguruar këmbë të buta e të hidratuara pak nga pak.

Mjafton të ndiqni këtë metodë një herë në javë ose më pak, në varësi të rezultateve dhe këmbët tuaja do të jenë shumë shpejt të shëndetëshme.

Nëse keni kallo vërtetë të forta provoni të zhysni këmbët në ujë të nxehtë me sodë buke 30 minuta para se të vazhdoni me këtë trajtim.

Kjo do të ndihmojë që shtresa e parë e lëkurës së vdekur të largohet, duke bërë që uthulla e mollës të depërtojë më shumë e të japë rezultate sa më të mira.

SHARE