Foto: Boris Pejović
Përfaqësuesit e partive të pakicave në Mal të Zi, Ervin Ibrahimoviq, Nik Gjeloshaj, Adrijan Vuksanoviq, Genci Nimanbegu dhe Mehmet Zenka, deklaruan se votat e tyre vendimtare mundësuan miratimin e ndryshimeve kushtetuese, duke riafirmuar rolin e tyre në zhvillimin evropian të vendit.
Në një deklaratë të përbashkët, ata theksuan se që nga rikthimi i pavarësisë, anëtarësimi në NATO dhe përparimi drejt Bashkimit Evropian, kanë mbështetur vazhdimisht një Mal të Zi qytetar, multietnik dhe evropian.
Përfaqësuesit e pakicave nënvizuan se pa unitetin dhe mbështetjen e tyre, ndryshimet kushtetuese nuk do të miratoheshin.
Ata presin që kontributi i tyre të vlerësohet përmes veprimeve konkrete dhe përmbushjes së zotimeve të dakorduara, duke theksuar se e ardhmja evropiane e Malit të Zi duhet të garantojë barazi të plotë për të gjithë popujt pakicë.
Gjithashtu, ata falënderuan ambasadorin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Johan Sattler, për kontributin në arritjen e marrëveshjes, duke shprehur pritshmërinë që ai të vazhdojë të jetë partner në përmbushjen e zotimeve të dakorduara dhe përmbylljen e procesit të integrimit evropian të vendit.









