GJUROVIQ: PO SHKOJMË DREJT NJË SEZONI REKORD

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Goran Gjuroviq tha se Mali i Zi i ka justifikuar pritjet për vitin 2023.

Ai thekson se deri në prill janë regjistruar 639.288 turistë në akomodime kolektive, që është 50 për qind më shumë se në vitin 2022 dhe 41 për qind më shumë se në vitin 2019.

“Po shkojmë drejt një sezoni rekord, po shënojmë një rritje të pabesueshme të qëndrimeve. Hotelierët tanë po bëjnë një punë fantastike këtë vit. Mali i Zi është në rrugën e duhur,” ka shkruar Gjuroviq në Twitter.

SHARE