PAGA MESATARE NË PRILL 786 EURO

Paga mesatare pa taksa dhe kontribute në muajin prill arriti në 786 euro, njoftoi Monstat.

Fitimet bruto në prill 2023 në Mal të Zi arritën në 978 euro.

“Paga mesatare (neto) në prill 2023 krahasuar me marsin 2023 ka shënuar rritje prej 0.6%, ndërsa paga mesatare (neto) në prill 2023 krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë ka shënuar rritje prej 11,2%,” njoftoi Monstat.

Siç thonë ata, nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në prill 2023 krahasuar me marsin 2023 shënuan rritje prej 0.2%, rezulton se pagat reale për të njëjtën periudhë shënuan rritje prej 0.4%.

SHARE