Përdorimet e Veçanta të Lëkurës së Bananes – Në Kuzhinë dhe Jashtë saj

Kur konsumoni një banane, lëkura është pjesa që mendoni më pak.

Thjesht e hiqni dhe e hidhni, por ne ju këshillojmë që të mos e bëni më pasi kjo e fundit është e pasur në vlera dhe mund të jetë e dobishme në shumë mënyra.

Një lëkurë bananeje përmban vitamina C, B kalcium, hekur, kalium, magnez dhe karotenoide.

Të cilat janë të vlefshme për organizmin dhe mjedisin rreth jush e nuk duhet t’i humbisni kurrsesi.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon të gjithë mënyrat se si të përdorni një lëkurë bananeje për t’i përfituar nga të gjithë të mirat e saj.

Si t’i përdorni lëkurat e bananes në kopësht?

Lëkurën e bananes mund ta përdorni për të rritur farat dhe lulet me më shumë ushqyes dhe vlera.

Mjafton ta groposni nën tokë pjellore aty ku mbillni zakonisht farat.

Një mënyrë tjetër është ta groposni diku në sipërfaqe afër trëndafilave apo bimëve të tjera për t’i mbrojtur nga insektet dhe sëmundjet.

Gjithashtu mund t’i zieni me pak ujë dhe të formoni nja masë çaji për të ujitur më pas lulet tuaja për t’ju dhuruar më shumë ushqyes.

Si t’i gatuani lëkurat e bananes?

Jo vetëm për kopështin, por edhe për përdorim të përditshëm në kuzhinë.

Në mënyrë që të merrni të gjithë vlerat e tyre ushqyese, teksa përgatisni një smoothie apo lëng frutash, tek shtrydhsja shtoni dhe pak lëkurë bananeje.

E rëndësishme është të përdorni  banana organike të pa trajtuara me pesticide duke qenë se lëkura ka dhe ekspozimin më të madh.

Gjithashtu mund ta konsumoni edhe në formën e çajit me shije të ndryshme.

Priteni lëkurën e bananes në katrorë të vegjël dhe ziejeni në ujë me pak kanellë për 8-10 minuta.

Ky çaj do ju ndihmojë të flini më mirë pasi bananet janë të pasura me aminoacide të cila çlirojnë në trup melatoninën që ëhstë hormone i gjumit.

Më pas kullojeni dhe konsumojeni të ngrohtë.

E jo vetëm kaq, lëkurat e bananes mund t’i marinoni me mjaltë, kanellë, piper dhe ti skuqni për t’i konsumuar në mëngjes.

SHARE