MILLATOVIQ: DIALOGU ËSHTË I DOMOSDOSHËM PËR PROGRES

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka bërë të ditur se dialogu është i domosdoshëm për progres dhe se sot ka filluar dialogu i brendshëm me përfaqësuesit e listave zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.

“Për përparim, është i nevojshëm një dialog, dialog i brendshëm. Fillova një dialog të brendshëm në Mal të Zi duke ftuar përfaqësues të listave zgjedhore. Kemi pasur një takim konstruktiv. Të gjithë treguan respekt dhe presin vazhdimin e një takimi të tillë. Dialogu i brendshëm është vendimtar edhe në periudhën e ardhshme për të kaluar grykën e ngushtë”, u tha Millatoviq gazetarëve pas një takimi me përfaqësuesit e listave zgjedhore.

Sipas tij, kohezioni social është i rëndësishëm për përparimin e Malit të Zi.

“Pikërisht takimi iu kushtua kësaj. Unë iu afrova të gjitha subjekteve politike në mënyrë të barabartë dhe për këtë arsye mendova t’i ftoj të gjitha. Më duket se përfundimi ishte se ky dialog i brendshëm është i rëndësishëm dhe është e rëndësishme të vazhdojë,” njoftoi Millatoviq.

Ai tha se është rënë dakord që një takim i tillë të bëhet sërish menjëherë pas zgjedhjeve.

“Për t’u fokusuar në të gjitha çështjet urgjente, veçanërisht në gjyqësor. Ne presim Prokurinë e Lartë të Shtetit, zgjedhjen e gjyqtarit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese…”, tha Millatoviq.

Milatoviq tha se përballë Malit të Zi është përcaktimi i përbashkët i një modeli të qëndrueshëm të zhvillimit ekonomik dhe e gjithë kjo do të fokusohet në kohezionin që na nevojitet.

„Dhe integrimi evropian, për të përfituar nga mundësia që na është paraqitur dhe për të prezantuar Malin e Zi”, tha Millatoviq. Siç tha presidenti, Mali i Zi është fati ynë i përbashkët.

Në takim me presidentin Millatoviq morën pjesë: Millojko Spajiq, Nik Gjeloshaj, Dejan Vukshiq, Vlladimir Jokoviq, Nebojsha Medojeviq, Ervin Ibrahimoviq, Aleksa Beçiq, Abaz Dizdareviq, Genci Nimanbegu, Sërgjan Periq, , Adrian Vuksanoviq, Dragica Peroviq Ivanoviq. Thirrjes nuk iu përgjigjën Millan Knezheviq, Vlladimir Leposaviq dhe Nikolla Gjurashkoviq. 

SHARE