Provoni këtë recetë unike për akullore shtëpiake.
Përbërësit:
– 3 banane të ngrira (pa lëvore);
– 2 lugë pluhur kakaoje;
– 1 lugë e vogël gjalpë kikiriku;
– 60 ml qumësht të ftohtë.
Përgatitja:
Bananet e ngrira, si edhe gjalpin e kikirikut qitni në blender, përzieni në blender tridhjetë sekonda.
Shtoni pak nga pak qumësht, duke përzier në blender derisa të përftoni teksturë akulloreje.
Shërbejeni menjëherë.
Kënaquni, – transmeton Telegrafi.