Bathë Të Skuqura – Receta Për Një Vakt Plot Shije

Kjo është receta e një pjate plot shije, që mund të konsumohet si një vakt i plotë ose si një pjatë shoqëruese.

Në shumë kuzhina, si ajo Italiane, kjo pjatë është edhe simbol i ardhjes së pranverës.

Ndër mënyrat e shumta se si mund të përgatisni bathët është edhe kjo me të cilën AgroWeb.org ju njeh më poshtë.

Përbërësit

600 g bathë

100 gr proshutë spek

1 qepë

100 ml ujë

Vaj ulliri

Kripë dhe spec djegës për shije

Përgatitja

Hapi parë është të nxirrni bathët nga lëvozhga e tyre dhe t’i pastroni.

Më pas prisni në kubikë qepën dhe proshutën.

Nxehni vajin e ullirit në një tigan të bollshëm dhe kaurdisni aty qepën.

Shtoni pak kripë për shije, spec djegës dhe më pas hidhni edhe proshutën.

Shtoni ujin dhe gatuajini bathët për rreth 20 minuta të mbuluara me kapak duke i përzier herë pas here, derisa të zbuten.

Në fund nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm se t’i shijoni.

SHARE