Senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters do të vizitojnë Malin e Zi si pjesë e një turneu rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe sipas Murphy, megjithëse ka pasur përparim në rrugën e Malit të Zi drejt BE-së, ka ende punë për të bërë.
Murphy dhe Peters filluan vizitën e tyre në rajon në Kosovë, dhe më pas vazhdojnë në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.
Përpara vizitës, Murphy reflektoi mbi mundësitë në rajon.
“Ne kurrë nuk mund ta marrim paqen në Ballkan si të mirëqenë dhe vizita jonë vjen në një moment vendimtar për shumë prej këtyre vendeve. Edhe pse ka pasur përparim të mirë drejt normalizimit midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi ne rrugën drejt anëtarësimit në BE, ka ende shumë për të bërë. Senatori Peters dhe unë do të dërgojmë një mesazh të fortë se Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe po mbështesin rrugën drejt integrimit evropian.”
Sipas njoftimeve, dy senatorët amerikanë nesër do të bisedojnë me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq.