Salca e Hollë e Domateve

Salca është një pjesë e përgatitjes së recetave që ju jep atyre përveçse më shumë shije edhe prekjen finale të servirjes.

Sidomos tek makaronat të cilat pa salcë duket sikur humbasin lezetin.

Në veçanti sot do të flasim për salcën e domateve e cila përdoret gjerësisht në gatime dhe në shumicën e rasteve ka gjithnjë të njejtin problem.

Shpesh është më e hollë nga sa duhet dhe salca perfekte ngjan pak me e trashë dhe e e dendur në pjatën tuaj.

Në këtë artikull nga AgrWeb do ju tregojmë të gjithë mënyrat se si të trashni salcën tuaj të domateve për mos ta çuar dëm në asnjë rast.

Përse salca duhet e trashë?

Kur përfytyroni një pjatë me makarona dhe salcë domatesh me siguri ju vjen në mendje një gatim i bollshëm.

Makarona të mbushura me salcë ku të gjithë përbërësit janë bashkuar mirë me njëri tjetrin.

Kur salca është e hollë ajo do të mbesë në fund të pjatës dhe ju nuk do të mun dtë shijoni recetën e vërtetë të cilën keni përgatitur.

Kështu që këtë gabim duhet ta evitoni çdo herë që gatuani një recetë të tillë.

Si të trashni salcën?

Për ta bërë këtë ka një mënyrë fare të lehtë që lidhet drejtpërdrejtë me mënyrën e përgatitjes së saj.

Filloni duke e hedhur salcanë e domateve në një tigan të gjerë e të thellë dhe vendoseni në temperaturë të ulët.

Në këtë mënyrë uji do të avullojë i gjithi pak e për rrjedhojë salca juaj e domateve do të trashet.

Pra një nga sekretet e trashjes së salcës është të zgjasni kohën e zierjes së saj duke ulur nxehtësinë me të cilën po gatuani.

Një mënyrë tjetër është ajo e zierjes së makaronave për disa minuta në tiganin ku ndodhet salca.

Në momentet e fundit të zierjes, sapo makaronat të kenë arritur fazën “aldente”, kullojini dhe shtojini tek tigani me salacën e domateve.

Përziejini të gjithë përbërësit mirë dhe lërini të zierjë bashkë për disa momente.

Makaronat përmbajnë niseshte e cila ka një rol në trashjen dhe shtimin e dendësisë së salcës.

Nëse nuk doni ta ndiqni këtë mëtodë dhe t’i servirni makaronat dhe salcën veç e veç, sigurohuni që të hidhni pak ujë makaronash tek salca.

Kjo metodë do të kryejë të njejtin funksion si ajo që përmendëm më lart pasi makaronat e ziera do të kenë lëshuar niseshtenë në ujë.

Kështu do të trashni salcën dhe do të shijoni më mirë të recetat tuaja.

SHARE