MBI 40 MIJË TURISTË NË MAL TË ZI

Më shumë se 40,000 turistë po qëndrojnë në Mal të Zi, që është 18 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Organizata Kombëtare e Turizmit (OKT).

Përfaqësuesja e OKT-së, Millena Vujoviq, ka thënë për agjencinë MINA, në krahasim me vitin 2019, po shënojmë rritje prej 43 për qind.

Ajo shpjegoi se bëhet fjalë për të dhënat që organizatat vendore të turizmit kanë dorëzuar në OKT më 18 maj për trafikun turistik të realizuar nëpër komuna.

“Sa i përket komunave më të vizituara, Budva është në vend të parë, pasuar nga Herceg Novi dhe Tivari, por edhe Tivati, Kotorri dhe Podgorica po shënojnë rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve këtë vit”, tha Vujoviq.

Ajo tha se pothuajse të gjithë parametrat e trafikut turistik, si të tërthortë ashtu edhe të drejtpërdrejtë, tregojnë tendenca në rritje.

“Kjo është ajo ku ne i bazojmë pritjet tona të larta për këtë sezon turistik veror”, shtoi Vujoviq.

Gjithashtu, njoftimet në hotele janë në nivel të shkëlqyer për muajt në vijim.

SHARE