FESTIVALI I NGJYRAVE KRIJON ATMOSFERË FESTIVE NË TIRANË

Në Shqipëri është organizuar festivali i ngjyrave, një event i fokusuar tek ngjyrat dhe muzika, me pjesëmarrjen e të rinjve.

“Color Day Festival” ka mbledhur së bashku në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë qindra të rinj nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët kanë krijuar një atmosferë festive.

Pjesëmarrësit janë argëtuar duke u ngjyrosur me bojë të shumëllojshme, ndërsa nuk kanë munguar edhe lojërat zbavitëse.

Për disa orë me radhë të rinjtë pjesëmarrës në këtë event kanë ndjekur edhe performancat muzikore të këngëtarëve të ndryshëm.

SHARE