Kjo ëmbëlsirë është numër një në amvisëri, madje për dy arsye: të shijes fantastike dhe mënyrës së thjeshtë të përgatitjes.
Përbërësit:
– 1 filxhan sheqer;
– 1 filxhan vaj;
– 2 filxhanë miell;
– 1 filxhan jogurt;
– pluhur për ëmbëlsira;
– 1 kg mollë;
– 2 lugë vaj;
– sheqer sipas nevojës;
– 3 lugë grizë.
Përgatitja:
Në një tepsi përzieni vezët, sheqerin, vajin dhe miellin me pluhurin e ëmbëlsirave dhe jogurtin.
Të gjitha përzieni mirë dhe bëni brumin. Për shtesë qëroni mollët, grini në rende dhe fërgoni në vaj.
Shtoni grizin dhe sheqerin sipas shijes. Qitni gjysmën e brumit në tepsi të lyer dhe piqni disa minuta derisa të bëhet kore.
Pastaj qitni shtesën, dhe sipër shtesës vendosni gjysmën tjetër të brumit.
Piqni 40 minuta në furrën e nxehur më parë në 200 gradë Celsius.
Kur të piqet ëmbëlsira, mund t’i qitni sipër sheqer pluhur.
Shijojeni – transmeton Telegrafi.