Mjaltë me Xhenxhefil, Kombinimi më Natyral dhe Efikas Kundër Kollës

Në një artikull të mëparshëm për rëndësinë e të paturit një plan veprimi në rast se përjetojmë simptoma të COVID-19 në vetë-izolim, ekspertët e AgroWeb.org këshilluan një listë produktesh që nuk duhet të mungojnë në shtëpinë tuaj.

Ndër to ishte edhe mjalti, i cili sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org duhej përdorur krahas xhenxhefilit për të trajtuar kollën, një prej simptomave të infeksionit.

Mjaltë Me Xhenxhefil, Kombinimi Më Natyral Dhe Efikas Kundër Kollës

Përzierja e mjaltit me xhenxhefil është një variant natyral i një medikamenti që rrit sekrecionet e bronkeve dhe pastron mushkëritë nga mukusi.

Kjo do të thotë se mjalti me xhenxhefil ofron çlirim për njerëzit që vuajnë nga kolla, i ftohti, fyti i tharë dhe rrufa.

Një kombinim tjetër efikas kundër kollës është ai i mjaltit, xhenxhefilit dhe piperit të zi.

Ky kombinim është natyralisht çlirues dhe anti inflamator dhe rregullon fluksin e oksigjenit në mushkëri.

Xhinxheri dhe mjalti mund të konsumohen në formën e tonikut apo shurupit.

Kjo arrihet duke krijuar një përzierje të të dy ingredientëve duke i holluar pak me ujë.

Ky lëng i vjen në ndihmë aparatit tretës për shkak të vlerave fantastike të xhenxhefilit.

Për më tepër, si xhenxhefili ashtu edhe mjalti kanë vlera antioksidante, dhe si rrjedhojë rrisin fuqinë e sistemit imunitar.

Mjafton një lugë me tonik mjaltë dhe xhenxhefil që njerëzit që kanë një sistem tretës të dobët, të ndihen më mirë.

Përgatitja është mjaft e thjeshtë.

Zieni 500 ml ujë dhe shtoni xhinxherin e prerë në rriska.

Rreth 10 cm gjatësi rrënjë xhinxheri është e mjaftueshme.

Xhinxheri vlon në ujë për 5-7 minuta dhe më pas hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet pak.

Shtohet rreth 200 ml mjaltë dhe pasi të ftohet e gjithë përzierja mund të ruhet në frigorifer dhe të konsumohet çdo ditë.

Në ditët kur imuniteti është në rënie, një gjysëm gote nga ky shurup do të mjaftojë.

SHARE