AXHIQ: PËRMES KONTROLLIT TË ARMËVE NË NJË RAJON MË TË SIGURT

Mali i Zi mbetet fuqimisht i përkushtuar për ndalimin e përhapjes së pakontrolluar të armëve të vogla dhe të lehta, dhe është plotësisht i përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, tha ministri i Brendshëm, Filip Axhiq.

“Përmirësimi i legjislacionit në fushën e kontrollit të armëve është një hap kyç për të luftuar këtë sfidë të përbashkët. Në këtë kuptim, Mali i Zi ka miratuar një sërë ligjesh për kontrollin e armëve dhe është duke punuar vazhdimisht në harmonizimin e ligjeve të tjera në këtë fushë. Gjithashtu, përmbushja e standardeve ndërkombëtare të kontrollit është qëllimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për luftën kundër tregtisë ilegale të armëve të zjarrit dhe ne jemi duke punuar në mënyrë aktive në harmonizimin e plotë të kornizës legjislative kombëtare me standardet e Bashkimit Evropian”, tha Axhiq.

Axhiq theksoi se Mali i Zi mbetet në rrugën e verifikimit sistematik dhe shkatërrimit të armëve të zjarrit të tepërta dhe të konfiskuara, municionit dhe eksplozivëve, që është një aktivitet kyç për të parandaluar përhapjen e tyre.

Axhiq shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar aktivitetet për realizimin e qëllimeve të udhërrëfyesit në periudhën e ardhshme, duke theksuar se Mali i Zi ka bërë përparim të dukshëm duke zbatuar aktivitete të shumta të planifikuara nga udhërrëfyesi, por se ka ende vend për përparim të mëtejshëm.

SHARE