KADIQ: NDRYSHIMET E BËNË MË TË LEHTË PUNËN MJEKËVE TË PËRZGJEDHUR, NDRYSHIMI MË I MADH PËR MJEKËT PEDIATËR

Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Vuk Kadiq, tha se ndryshimet në Rregulloren e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, të cilat përcaktojnë numrin e personave të siguruar që mund të regjistrohen tek një mjek i zgjedhur, e kanë bërë shumë më të lehtë për mjekët e zgjedhur.

Ndryshimi më i madh vërehet tek mjekët pediatër, sepse ata tani kanë më shumë kohë për t’iu kushtuar të sapolindurve.

Nga 1 maji, rregullorja e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore është ndryshuar për të përcaktuar numrin e personave të siguruar që mund të regjistrohen tek një mjek i zgjedhur. Një mjek mund të ketë maksimum 2.000 pacientë, por risia është se nuk ka më rëndësi se çfarë moshe janë këta pacientë.

Kadiq i ftuar në emisionin “Link” tha se është vërtetuar se në Podgoricë janë 15 deri në 16 mijë të siguruar që nuk e kanë mjekun e tyre të zgjedhur, të cilët nuk kanë mundësi ta zgjedhin sepse mjekët nuk kanë pasur vend për ti siguruar të rinj.

Kadiq theksoi se në Podgoricë kemi 83 ekipe të mjekëve të zgjedhur, që do të thotë se 166.000 qytetarë të Podgoricës mund të kenë mjekun e tyre të zgjedhur dhe për momentin janë diku rreth 147.000 qytetarë të regjistruar.

“Mendoj se në këtë mënyrë do t’ua lehtësojmë edhe mjekëve sepse ata do ta dinë se e kanë atë ditë kur vijnë 25 pacientë të planifikuar dhe nuk ka nevojë të presin që dikush të paraqitet papritur”, theksoi Kadiq.

SHARE