ABAZOVIQ NËNSHKROI DEKLARATËN PËR MBËSHTETJEN E UKRAINËS NË KRIJIMIN E REGJISTRIT TË DËMEVE

Në ditën e dytë të Samitit të IV të Presidentëve të Shteteve dhe Qeverive të Këshillit të Evropës, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nënshkroi Deklaratën e Mbështetjes për Marrëveshjen e Pjesshme të Zgjeruar mbi Regjistrin e Dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Federates të Rusisë kundër Ukrainës.

Me këtë rast, Abazoviq theksoi se Mali i Zi qëndroi krah për krah me anëtarët e tjerë të Këshillit të Evropës në dëshirën për të promovuar vlera të reja, solidaritet në mbarë Evropën, por edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, luftën për lirinë e medias, të drejtave të njeriut…

“Besoj se Qeveria ka treguar përgjegjësi të madhe në periudhën paraprake dhe ka arritur rezultate të shkëlqyera që vlerësohen nga partnerët tanë evropianë, dhe ne mund të shërbejmë si shembull se si është menaxhuar në dy vitet e mëparshme kur është fjala për grupet e organizuara kriminale dhe bashkëpunimi me organizatat që ndihmuan në këtë, si EUROPOL dhe INTERPOL dhe shumë partnerë të tjerë ndërkombëtarë”, theksoi kryeministri.

Ai theksoi se madhësia territoriale e një vendi nuk është e rëndësishme, por është e rëndësishme të udhëhiqemi nga fakti se vetëm kur jemi të bashkuar mund të fitojmë, ndërsa kur jemi të ndarë vetëm mund të humbim.

SHARE