Në mesnatë skadon afati për dorëzimin e listave në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 11 qershor.
Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë dorëzuar këto lista:
- Forumi Shqiptar i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Nacional Shqiptar – “Besa – për zhvillim evropian”
- Partia Demokratike, Forca e Re Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi si dhe grupi qytetar Lëvizja-Tuz formuan koalicionin parazgjedhor “Aleanca Shqiptare”
- “DREJTËSIA PËR TË GJITHË” – Dr. Vladimir Leposaviq
- Lëvizja për ndryshim – E PARA MALI I ZI – Nebojsha Medojeviq – Reforma për të shpëtuar vendin
- “Kthesë për një Mal të Zi të sigurt – Srgjan Periq”
- “VOTOJ PËR VETEN”, grupi i qytetarëve “LA CASA DE PAPEL – SHTËPIA NGA LETRA”
- Lëvizja qytetare “Ne mundemi” dhe Mali i Zi Qytetar: “PO. NE MUNDEMI PËR MALIN E ZI QYTETAR”
- IQK – Në anën e djathtë të botës (Iniciativa Qytetare Kroate)
- Partia Social Demokrate – “PSD – për shtëpinë tonë”
- Koalicioni i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), Social Demokratëve (SD), Partisë Liberale (PL) dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) – “Së bashku! Për të ardhmen që ju takon! – Danijel Zhivkoviq”
- Partia boshnjake – “Është e qartë! – Partia Boshnjake – Ervin Ibrahimoviq”
- Mali i Zi Demokratik dhe Lëvizja Qytetare URA – “Guximi llogaritet”
- Mali i Zi i vërtetë, Lëvizja Demokratike e Krishterë, Mali i Zi i Lirë, Partia Demokratike Serbe dhe Lëvizja për Plevla – “Koalicioni Popullor”
- Demokracia e Re Serbe dhe Partia Popullore Demokratike – “Për të Ardhmen e Malit të Zi”
- Në listën e Lëvizjës “Evropa Tani”, e cila drejtohet nga Spajiq, përfshihen edhe përfaqësues të Aleancës Qytetare Civis, Mali i Zi i Bashkuar, Partia për Drejtësi dhe Pajtim dhe Lista Novska
- Koalicioni i Partisë Popullore Socialiste dhe Demos – “Për ty”
- Aksioni civil malazez