DITË JO PUNE 21, 22 DHE 23 MAJ

Ditë jo pune me rastin e festës së Pavarësisë do të jenë 21, 22 dhe 23 maji, njoftoi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Bazuar në Ligjin për Festat e Shtetit dhe Festat e tjera, Dita e Pavarësisë festohet më 21 dhe 22 maj.

“Duke qenë se festa e parë është e diela, ditët jopune për festën e Pavarësisë janë e diela, 21 maj, e hëna, 22 maj dhe e marta, 23 maj”, thuhet në njoftim.

Organet shtetërore dhe të vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, shoqëritë tregtare dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruara të sigurojnë kryerjen e punëve në ditë festash, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët ose shtetin.

SHARE