ZGJEDHJET VENDORE NË SHQIPËRI, VAZHDON PROCESI I NUMËRIMIT TË VOTAVE

Në Shqipëri vazhdon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet vendore, ndërkohë ky proces filloi në disa bashki ku u aplikua votimi elektronik.

Procesi i numërimit të votave vazhdon në kryeqytetin e vendit, Tiranë, dhe në bashkitë e tjera të Shqipërisë.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ), në disa bashki ka përfunduar numërimi i votave, ndërkohë në rang vendi në avantazh është Partia Socialiste e Shqipërisë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, sipas të dhënave paraprake nga KQZ-ja, pjesëmarrja e qytetarëve me të drejtë vote ishte 37,79 për qind.

Zgjedhjet vendore në Shqipëri u mbajtën më 14 maj, për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë në gjithë vendin. Për zgjedhjet vendore u regjistruan si subjekte zgjedhore 44 parti politike, nga të cilat 38 parti jashtë koalicioneve, 6 parti të grupuara në dy koalicione dhe 12 kandidatë të pavarur.

SHARE