ANGJELLA BERISHAJ FITON MEDALJEN E ARTË NË LOJËRAT MULTIEVROPIANE NË SARAJEVË

Përfaqësuesja malazeze e Taekwondo-së, Angjella Berishaj, fitoi medaljen e artë në Lojërat Multievropiane në Sarajevë.

Kjo është medalja e saj e parë e artë në konkurrencën e seniorëve. Berishaj, e cila zyrtarisht është ende junior, në ndeshjen finale të kategorisë deri në 73 kilogramë mundi gjermanen e natyralizuar Daria Husoviq.

“Ajo medalje është një prelud i mirë për ne para se të shkojmë në Kampionatin Botëror të Seniorëve në Baku, nga 29 maji deri më 6 qershor”, tha trajneri Nikollë Gegaj për agjencinë MINA.

Ai ka theksuar se është i kënaqur me paraqitjen e tre garuesve të Besës në Sarajevë.

SHARE