Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi Jakov Millatoviq është takuar sot në presidencë me presidentin në detyrë Millo Gjukanoviq, me të cilin kanë biseduar mbi pranim-dorëzimin e detyrës dhe inaugurimin e paraparë.
Pas takimit, Millatoviq tha se do të tregojnë në mënyrë të civilizuar pranim-dorëzimin demokratik të pushtetit, dhe se është planifikuar një takim tjetër me Gjukanoviqin për javën e ardhshme.
Inaugurimi Millatoviqit do të mbahet të shtunën, më 20 maj në Parlamentin e Malit të Zi.