ABAZOVIQ: NUK PRES ASGJË NGA GJYKATA KUSHTETUESE, LE TË SHKOJMË NË ZGJEDHJE

Kryeministri në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, nuk pret asgjë nga Gjykata Kushtetuese, e cila në seancën e sotme do të diskutojë për iniciativat për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve në Ligjin për Presidentin.

“Nuk do të doja të komentoja, realisht nuk pres asgjë nga Gjykata Kushtetuese. Për arsye politike ata presin të kalojë koha, njerëz shumë të pavendosur, duke ia lënë interpretimin hapësirës publike… Nuk do të kishim asnjë nga këto po të kishim reagimin e Gjykatës Kushtetuese,” u përgjigjë Abazoviq në pyetjen e gazetarëve.

Ai përsërit se vendimi për shpalljen e zgjedhjeve për më 11 qershor është antikushtetues.

“Nuk kam kompetencë të ndërhyj në punën e Kuvendit. Zgjedhjet duhet të bëhen patjetër, më 11 qershor apo kurdo… Unë nuk po heq dorë nga qëndrimi im në të cilin jam kaq i bindur. E përsëris edhe një gjë – mos ia mohoni të drejtën Presidentit të ri të Malit të Zi Jakov Millatoviq që në çdo moment ta shpërndajë Parlamentin shtetëror, me arsye apo jo. Për mendimin tim është çmenduri, por në Mal të Zi nuk ka surpriza, po shkojmë në zgjedhje, mezi pres fushatën”, tha Abazoviq.

SHARE