Gjethet jeshile të spinaqit kombinohen shkëlqyeshëm me luleshtrydhet e kuqe. Por vlerat e këtij kombinimi shkojnë përtej dëshirës për të zbukuruar tryezën. Spinaqi me luleshtrydhet së bashku plotësojnë dhe përmirësojnë vlerat e njëra-tjetrës.
Më poshtë mund të lexoni për vlerat që përcjellin spinaqi me luleshtrydhen të kombinuara së bashku në një recetë të thjeshtë të rekomanduar nga AgroWeb.org.
Dyfishi i ushqyesve
Nëse do të konsumonit një racion me spinaq ose një racion me luleshtrydhe do të përfitonit 2 përqind të dozës së rekomanduar ditore të zinkut dhe thiaminës dhe 3 përqind të dozës së rekomanduar ditore të kalciumit dhe vitaminës E. Por kur konsumohen së bashku, përfitimet janë të dyfishta dhe niveli i ushqyesve është më i lartë se 4 ose 5 përqind.
Fibra
Nëse hani luleshtrydhe me spinaq së bashku do të pesëfishoni sasinë e fibrës duke plotësuar 11 përqind të nevojës ditore për këtë ushqyes të nevojshëm. E njëjta sasi spinaqi përmban 2 përqind fibër, por të dyja së bashku, ofrojnë fibër të tretshme dhe të patretshme. Fibra e tretshme ul kolesterolin dhe ruan ekuilibrat e sheqernave në gjak. Fibra e patretshme e mban ushqimin në lëvizje në sistemin tretës, duke parandaluar konsitpacionin dhe çrregullime të tjera gastrointestinale.
Vitamina A dhe Vitamina K
Nëse konsumoni një racion me luleshtrydhe (një filxhan) do të përfitoni sasi minimale të vitaminës A dhe K. Por, nëse shtoni një sasi të barabartë të spinaqit, sasia e vitaminës A dhe K që përfitoni rritet me 93% dhe 120 % respektivisht. Trupi ka nevojë për vitaminë K për të parandaluar trombozat. Kjo vitaminë rregullon strukturën e mineraleve të kockave. Vitamina A përfshin substanca të tjera si retinoidë dhe karotenoidë.
Vitamina C dhe Vitamina B-6
Kur vjen puna tek vitaminat C dhe B-6, luleshtrydhet përmbushin nevojën për këto ushqyes më shumë se spinaqi. Një filxhan me luleshtrydhe dhe një sasi e barabartë me spinaq ofrojnë së bashku 118% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C dhe 12 përqind të vitaminës B-6. Vetëm spinaqi përmban 8 përqind të dozës ditore të vitaminës C dhe 6% të vitaminës B-6. Përveç se është një antioksidant i fuqishëm, vitamina C është e nevojshme për të prodhuar kolagjenin, që ndihmon lëkurën dhe indet lidhore. Vitamina B-6 është e nevojshme për formimin e serotoninës që rregullon humorin dhe gjumin. Kjo vitaminë pastron gjakun nga homocisteina dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Këshillat në servirje
Spinaqi dhe luleshtrydhet mund të serviren së bashku në një sallatë të freskët. Ju mund të shtoni edhe perime të tjera, por sallata mjafton me dy përbërësit e lartpërmendur. Mund të shtoni disa arra ose bajame dhe ta gjallëroni sallatën me lëng luleshtrydhjee të përzier me pak uthull molle.
Receta
• 2 tufa të vogla spinaqi, të lara dhe të prera
• 4 gota me luleshtrydhe të prera në gjysmë
• Gjysmë gote me vaj ulliri
• 2 lugë gjelle me uthull molle
• Çerek luge çaji me spec të kuq
• 2 lugë gjelle me fara suzami
• 1 lugë gjelle me fara lini
Udhëzimet
1. Merrni një enë të madhe sallate. Hidhni spinaqin dhe luleshtrydhet
2. Merrni një enë tjetër mesatare dhe përzieni së bashku vajin, uthullën, specin djegës, farat e suzamit dhe ato të linit. Këto përbërës mund t’i ndryshoni sipas dëshirës. Hidheni mbi sallatën me spinaq dhe luleshtrydhe dhe shërbejeni.