ABAZOVIQ: MASA TË REJA KUNDËR DHUNËS SË BASHKËMOSHATARËVE NË PRAG TË FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha se beson se fëmijët në Mal të Zi janë të sigurt dhe se pret që masat e reja kundër dhunës së bashkëmoshatarëve të hyjnë në fuqi para fillimit të vitit të ri shkollor.

Abazoviq tha se jetojmë në një kohë të globalizimit të përgjithshëm, si dhe të disponueshmërisë së përmbajtjeve të ndryshme në media dhe në rrjetet sociale.

Ai ka thënë se ka pasur shumë iniciativa për ndryshimin e atyre përmbajtjeve në një farë mënyre, veçanërisht në lidhje me rrjetet sociale.

“Nuk kam takuar një person të vetëm që të mos jetë dakord që diçka duhet bërë edhe në këtë drejtim. Padyshim që kemi shumë dhunë dhe përmbajtje që çon në fenomene devijuese”, beson Abazoviq.

Ai ka shprehur edhe një herë ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të ngjarjeve tragjike në Serbi, duke theksuar se ky është një paralajmërim për të gjitha vendet e rajonit.

„Shpresoj se do ta marrim seriozisht dhe do t’i marrim të gjitha masat e nevojshme dhe ato duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe duhet të përfshijnë të gjithë faktorët e shoqërisë”, tha Abazoviq.

Ai u ka bërë apel prindërve që të jenë të vëmendshëm dhe të shpjegojnë në bisedë me fëmijët se “këto nuk janë gjëra për të luajtur”.

Abazoviq tha se po mundohen të ndjekin dhe të reagojnë deri në detajin më të vogël.

SHARE