KOVAÇ VLERËSOI MUNDËSINË QË APK TË KONTROLLOJË TË ARDHURAT DHE MËNYRËN E JETESËS SË ZYRTARËVE

Ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç, në tryezën e rrumbullakët ku u diskutua për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit, vlerësoi zgjidhjen që i mundëson Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit të fillojë procedurën nëse mëson se stili i jetesës së një zyrtari publik është dukshëm më luksoz në raport me të ardhurat dhe pronën.

Parlamenti ka debatuar për këtë dokument të rëndësishëm, i cili, sipas Kovaç, duhet të kontribuojë në përparimin në fushën e antikorrupsionit.

“Zgjidhjet ligjore të ligjit tashmë ekzistues janë përmirësuar, sepse deri më tani ka pasur mangësi”, tha Kovaç.

Ministri i Drejtësisë vlerësoi se është mirë që APK do të ketë kompetenca të reja lidhur me përcaktimin e ekzistimit të konfliktit të interesit në kryerjen e funksioneve publike në fushën e planifikimit hapësinor dhe urbanizmit, veçanërisht në fushën e dhënies së koncesionet e prokurimeve publike, të cilat, sipas tij, paraqesin terren pjellor për shfaqjen e korrupsionit për të cilin partnerët ndërkombëtarë kanë paralajmëruar prej vitesh.

SHARE