MALI I ZI KA NEVOJË PËR UNITET DHE PUNË TË PËRBASHKËT

Malit të Zi tani ka nevojë për unitet dhe punë të përbashkët për t’u bërë pjesë e Evropës së bashkuar, tha ambasadorja e Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Oana Kristina Popa.

Siç është raportuar nga Delegacioni i BE-së në Mal të Zi, Popa tha në shënimin e Ditës së Evropës se viti i kaluar ishte plot sfida.

“Ne jemi një brez evropianësh që përballemi me rreziqet më të mëdha të sigurisë, shëndetit dhe ekonomisë që nga krijimi i Evropës së bashkuar, 73 vjet më parë”, tha Popa.

Ajo deklaroi se ndjehet krenare për forcën dhe unitetin që treguan evropianët në ato kohë të vështira. Popa tha se kanë dëshmuar se u qëndrojnë besnike vlerave të tyre, u shërbejnë qytetarëve dhe qëndrojnë fort pranë miqve dhe partnerëve.

“Së bashku tejkaluam një krizë të paprecedentë shëndetësore, ndihmuam ata që kishin më shumë nevojë për ndihmë ekonomike dhe qëndruam pranë fqinjëve tanë në Ukrainë, në luftën e tyre të drejtë kundër tiranisë dhe agresionit”, tha Popa.

Ambasadorja bëri të ditur se ngjarjet tragjike në Serbi që nga java e kaluar kanë treguar se solidariteti dhe dhembshuria nuk njohin kufij.

Ajo tha se tani Mali i Zi duhet të ushqejë të njëjtin unitet dhe përkushtim për të ardhmen e tij në Bashkimin Evropian dhe të bëjë përparim në reformat kryesore.

“Tashmë Mali i Zi ka nevojë për unitet dhe punë të përbashkët mbi dallimet politike dhe të tjera, në mënyrë që të realizohet kjo dëshirë dhe ky vend i bukur të bëhet pjesë e Evropës së bashkuar”, përfundoi Popa.

Në ceremoni me rastin e Ditës së Evropës morën pjesë zyrtarët më të lartë shtetëror, përfaqësues të trupit diplomatik, të sektorit civil dhe personalitete të tjera.

SHARE