MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKE FORMON NJË GRUP PUNE PËR HARTIMIN E LIGJIT PËR NËPUNËSIT CIVIL DHE SHTETËROR

Ministria e Administratës Publike (MAP) ka formuar një grup punues për hartimin e Ligjit për nëpunësit civilë dhe nëpunësit shtetërorë, tha ministri i Administratës Publike Marash Dukaj.

Ai në Twitter ka thënë se transparenca dhe gjithëpërfshirja është siguruar me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha institucioneve relevante, përfshirë Gjykatën dhe sektorin joqeveritar.

“Detyra jonë është të korrigjojmë gabimin për shkak të kalimit të ligjit në Kuvend, të cilin na e ka vënë në dukje edhe Komisioni Evropian”, tha Dukaj.

SHARE