LAJÇAK: PRES QË MALI I ZI TË MERRET MË PAK ME VETEN DHE MË SHUMË ME AGJENDËN EVROPIANE

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak tha që pret që Mali i Zi të merret më pak me veten dhe më shumë me agjendën evropiane.

„Mali i Zi është ende lider, megjithëse shpejtësia e reformës evropiane është ngadalësuar ndjeshëm. Por është mirë që është rivendosur funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese,“ tha Lajçak.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare e presin Malin e Zi në qershor.

“Pres që presidenti i ri dhe Qeveria të angazhohen plotësisht për integrimin evropian, gjë që e duan shumica e banorëve. Mali i Zi ka qenë një faktor stabiliteti në Ballkan për shumë vite, ndaj pres që ai të vazhdojë të luajë atë rol”, theksoi Lajçak në një intervistë për Hina.  

Zoran Milaniq, ministër pa portofol në qeverinë teknike të Malit të Zi, tha në forumin në Delphi se “do të ishte optimale që Mali i Zi të bëhet anëtar në katër vitet e ardhshme”.

Lajçak, megjithatë, thotë se është “mosmirënjohëse të flasësh” për datat e zgjerimit të ardhshëm të BE-së.

“Por ajo që do të doja të shihja është që partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor të fillojnë të marrin pjesë më shumë në programet e partneritetit të BE-së. Për të qenë në të njëjtën dhomë. Jo vetëm kur diskutojmë për Ballkanin Perëndimor, por edhe ata duhet të jenë pjesë e diskutimit për tema të tjera, që të shohin se ne jemi seriozë me to”, tha Lajçak.

SHARE