ABAZOVIQ: MALI I ZI FITON RESORTIN ‘BIGOVA BAY’, NJË INVESTIM PREJ 400 MILIONË EURO

Sot në kryeministri është mbajtur takimi i përfaqësuesve të Qeverisë së Malit të Zi dhe investitorëve që do të ndërtojnë një kompleks luksoz turistik në bregdetin malazez.

Kryeministri Abazoviq u shpreh i kënaqur me faktin që Mali i Zi dhe Kotorri do të marrin një resort siç është Gjiri i Bigovës, duke thënë se do të plotësojë shumë ofertën në pjesën e pazbuluar deri tani, por jashtëzakonisht të bukur të bregdetit malazez.

Kryeministri shprehu mbështetjen e Qeverisë së Malit të Zi dhe gatishmërinë e institucioneve që të punojnë së bashku për vazhdimin e këtij projekti.

Përfaqësuesi i investitorit Al Najjab e njohu kryeministrin me investimin 400 milionë euro, duke theksuar se është një projekt me të cilin Mali i Zi do të jetë jashtëzakonisht krenar dhe që përshtatet plotësisht me mjedisin, plotëson kriteret e mbrojtjes së mjedisit dhe nuk dëmton mjedisin dhe trashëgiminë kulturore.

 Investitori bëri të ditur se viti i ardhshëm do t’i kushtohet zhvillimit të të gjithë infrastrukturës, e cila është baza e zhvillimit të të gjithë projektit dhe se paralelisht do të zhvillohen diskutime me operatorët më prestigjiozë për hotelet dhe restorantet që do të jenë pjesë e projektit.

SHARE