Çokollatat me hurma janë ëmbëlsira të thjeshta, përgatiten në një kohë të shkurtër dhe mund t’i shijoni si një meze e lehtë dhe e shijshme në shoqërinë e miqve dhe të afërmve. Por ju mund t’i bëni edhe dhuratë, sepse shija e tyre të mrekullon. Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me hapat e duhur për përgatitjen e tyre.
Përbërësit
12 hurma arabie
175 g çokollatë e zezë
130 g gjalp kikiriku
12 arra amerikane ( ose çdo arror tjetër)
Përgatitja
Me ndihmën e nje thike, bëni një prerje gjatësore tek secila hurmë dhe më pas hiqni bërthamën.
Mbushni çdo hurmë me gjalpë kikiriku dhe në të çarat vendosni nga një arrë amerikane.
Pas kësaj, lërini hurmat në frigorifer për 30 minuta. Ndërkohë shkrini çokollatën e zezë.
Pas 30 minutash nxirrni hurmat nga frigoriferi dhe zhytini një nga një në çokollatë. Lërini sërisht në frigorifer edhe për 5 minuta.
Për t’i dekoruar, mund të vizatoni mbi to vijëzime me çokollatën e mbetur.
Ju mund t’i ruani në frigorifer për 1 javë në një enë hermetike. /AgroWeb.org