POLICIA MALAZEZE: RESPEKTONI JETËN, KTHENI ARMËT

Ministria e Punëve të Brendshme – Drejtoria e Policisë rikujton qytetarët për aksionin “Respekto jetën – ktheje armën” – se në përputhje me Ligjin për Armët, çdo qytetar mundet lirisht dhe vullnetarisht t’i dorëzojë armën e zjarrit policisë pa asnjë pasojë ligjore, pavarësisht nëse e posedojnë armën në pronësi të paligjshme apo të ligjshme dhe pavarësisht kategorisë së armëve të zjarrit në fjalë.

Mjafton që një qytetar të lajmeroi armëmbajtjen në numrin 122, pas së cilës policia do ta mbledhë atë dhe do të lëshojë një vërtetim. I referohemi edhe dispozitave të Ligjit për Armët, i cili përcakton në nenin 33 se ndalohet mbajtja e armëve në vende publike.

Në të njëjtin ligj, neni 34 parashikon që armët dhe municionet duhet të ruhen në mënyrë që ato të mos jenë të aksesueshme për një person që nuk është i autorizuar për t’i poseduar ato, veçanërisht për të miturit, të mbyllura dhe të ndara në një dollap metalik, kasafortë ose depo të ngjashme ose në një vend tjetër të sigurt.

“Ftojmë qytetarët të informojnë në mënyrë anonime punonjësit e policisë për çdo dijeni se persona të tjerë posedojnë armë pa leje dhe shkelin dispozitat e ligjit për armët, duke telefonuar në numrin 122, të cilët në kohën më të shkurtër të mundshme, në përputhje me kompetencat e tyre, të ndërmerren masat dhe aktivitetet e përcaktuara me ligj për parandalimin e abuzimeve dhe shkeljeve të mëtejshme të ligjit”, thuhet në deklaratë të policisë.

SHARE