BE-ja DO NDALOJË ‘NON GRATAT’

FILE PHOTO: European Union flags flutter outside the European Commission headquarters in Brussels, Belgium, March 24, 2021. REUTERS/Yves Herman/File Photo

Komisioni Europian do tu ndalojë hyrjen në BE të gjithë zyrtarëve të hetuar ose dënuar për korrupsion si dhe do tu bllokojë asetet.

Komisioni i BE-së paraqiti një propozim që unioni të jetë në gjendje të dënojë dhe frenojë akte serioze korrupsioni në mbarë botën, duke vendosur sanksione dhe duke i futur në listën e zezë zyrtarët e korruptuar.

“Ne po dërgojmë një mesazh të qartë se BE-ja nuk është e hapur për biznes ndaj atyre që merren me korrupsion. Aktet e rënda të korrupsionit mund të kërcënojnë gjithashtu paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, duke mundësuar terrorizmin, krimin e organizuar dhe prandaj ne duhet të zgjerojmë fushëveprimin tonë”, u tha gazetarëve në Bruksel kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.

“Euractiv” raporton se vendimi vjen mes shqetësimeve në rritje për ndikimin e huaj veçanërisht në Ballkan.

Unioni thotë se në Ballkanin Perëndimor po bashkëpunon OSBE për hetime, ndjekje penale dhe dënime për korrupsion.

Unioni synon të krijojë një listë të zezë të njerëzve nga vendet e treta të përfshirë në korrupsion, e cila do të pasohet nga ndalimet e udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve të ngjashme me Aktin Magnitsky të SHBA-së.

Sipas propozimit të fundit, njerëzit nga e gjithë bota tani do të përballen me sanksione të BE-së për korrupsion të nivelit të lartë.

SHARE