Organizata e Pavarur e Lirisë Ndërkombëtare, Freedom house, ka publikuar në Raport se mediet në Mal të Zi, janë “pjesërisht të lira” dhe një status të tillë sipas tyre kanë edhe mediet në Serbi, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë. Në Raportin me temë “Liria dhe Mediet, i cili u publikua dje, vihet në dukje se liria e medies në botë është në rënie të ndjeshme. Ndërsa sipas Raportit të Freedom house , mediet janë pjesërisht të lira në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kurse sipas tyre Hungaria dhe Sllovakia janë të vetmet anëtare të Bashkimit Evropian, në të cilat mediet kanë statusin e pjesërisht të lirë. Siç thuhet, në raport vlerëson shkalla e lirisë së medieve si shkallë “të lirë”, “pjesërisht të lirë” ose “jo të lirë”.