MALI I ZI PËRPAROI 24 VENDE SIPAS INDEKSIT TË LIRISË SË MEDIAS

Mali i Zi ka bërë përparim të rëndësishëm në lirinë e medias, duke u zhvendosur nga pozita e 63-të në vendin e 39-të në listën e 180 vendeve në Indeksin e Lirisë së Medias të Reporterëve pa Kufij.

Siç theksohet, pothuajse të gjitha sulmet ndaj gazetarëve të ndodhura vitin e kaluar janë zbardhur, por nga ato që kanë ndodhur dukshëm më herët, shumë prej tyre mbeten të pandëshkuara, përfshirë edhe vrasjen e Dushko Jovanoviq.

Kushtetuta dhe ligjet malazeze garantojnë lirinë e fjalës dhe të shprehjes, por liria e medias është ende e kërcënuar nga ndërhyrjet politike, sulmet e pandëshkuara ndaj gazetarëve dhe presionet ekonomike, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Medias për vitin 2023.

Abazoviq: Vrasjet dhe sulmet e pashpjegueshme ndaj gazetarëve nga e kaluara – një peshë në gjithë sistemin dhe shtetin

Vrasjet e pashpjegueshme dhe sulmet ndaj gazetarëve nga e kaluara janë ende një barrë e gjithë sistemit dhe shtetit, tha kryeministri Dritan Abazoviq.

Ai vlerësoi se dita e sotme botërore për lirinë e mediave është pritur në një atmosferë shumë më të favorshme në krahasim me periudhën paraprake.

“Përparimi i dukshëm nga vendi i 104-të në vitin 2019 në vendin e 39-të në WPFI për vitin 2023 është rezultat i punës dhe përkushtimit tonë për të demokratizuar më tej të gjithë shoqërinë”, shkroi Abazoviq në Twitter.

Millatoviq: Duhet të ruhet reputacioni i profesionit të gazetarit

Uroj përfaqësuesit e medias për Ditën Botërore të Lirisë së Medias, duke vënë në dukje faktin se liria e medias është e drejtë jo vetëm e gazetarëve, por edhe e çdo qytetari të këtij vendi dhe themeli i çdo shoqërie demokratike, tha presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Ai tha se sulmet ndaj gazetarëve duhet të zbardhen.

“Për të reduktuar polarizimin dhe politizimin e mediave gjatë rrugës, si dhe për të zgjidhur rastet e vrasjeve, tentativave për vrasje dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias. Vetëm në një mjedis të tillë mund të zhvillojmë më tej gazetarinë e lirë, objektive dhe të pavarur bazuar në standardet më të larta profesionale dhe etike, të ruhet reputacioni i profesionit të gazetarit dhe afirmohet rëndësia e lirisë së medias për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë në tërësi”, ka shkruar Millatoviq në Twitter.

Gjuroviq: Media ka nevojë për mbështetje serioze institucionale

Në Mal të Zi nevojitet mbështetje serioze institucionale për zgjidhjen e problemeve të gazetarëve, fotoreporterëve, videografëve dhe punonjësve tjerë në media, tha kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq.

Ajo ka uruar të gjithë gazetarët dhe punonjësit e medias në Mal të Zi 3 majin, Ditën Botërore të Lirisë së Medias.

Gjuroviq beson se është e rëndësishme të theksohet rëndësia që ka liria e shprehjes, dialogu dhe pavarësia e mediave për ndërtimin e shoqërisë demokratike për të cilën ne përpiqemi.

Ajo vlerësoi se forca dhe stabiliteti i një shteti matet, ndër të tjera, edhe nga pozita e medias, e cila përveç rolit themelor të informimit dhe raportimit objektiv të publikut, paraqet edhe një mekanizëm korrigjues të shoqërisë që kontribuon për zhvillimin dhe përparimin e saj.

SHARE