PARA 13 VITEVE NDËRROI JETË TOMË BOJAJ – PRONARI I TV BOIN

Sot u plotësuan 13 vite që kur Tomë Bojaj, themeluesi dhe pronari i TV Boin, nuk jeton më. Para plot 13 viteve ndërroi jetë ky aktivist i denjë dhe veprimtar i çeshtjes kombëtare. Ishte kjo një humbje e madhe jo vetëm për familjen Bojaj dhe Televizionin Boin, por edhe për krejt Malësinë. Toma shumë heret filloi të shqetësohej nga brënga malësore prandaj edhe provoi ta zbusë atë, së pari përmes aktiviteteve me të rinj në lëmijnë e sportit e pastaj edhe përmes rregjistrimit të tyre përmes objektivit të kamerës. Si i apasionuar pas kamerës e me krijimin e kushteve të reja në sferën e informimit shqip, ai aplikoi dhe fitoi lejen për Televizionin e parë dhe të vetem në gjuhen shqipe ne Mal të Zi, TV Boin. Televizioni Boin dhe stafi i tij pësuan një humbje të madhe me vdekjen e Tomës, mirëpo mediumi me gjithë atë vazhdoi jetën dhe rrugëtimin siç e kishte planifikuar ideologu i saj i ndjeri Tomë Bojaj.  

SHARE