PESË QENDRA SHËNDETËSORE DO TË JENË NË SHËRBIM MË 1 MAJ

Në Shtëpinë Shëndetësore të Podgoricës, gjatë Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1 Maj, qytetarëve do t’u ofrohet kujdes shëndetësor në objektet: “Bllok V”, “Nova Varosh”, “Konik”, “Tuz” dhe “Zetë”.

Mjeku i përzgjedhur për të rritur do të punojë në objektet shëndetësore: “Bllok V”, “Nova Varosh” dhe “Konik”, nga ora 07:00 deri në orën 21:00.

Mjeku i përzgjedhur për të rritur në objektet shëndetësore “Tuz” dhe “Zetë” do të punojë nga ora 07:00 deri në orën 14:00.

Mjeku i përzgjedhur për fëmijë do të punojë në objektin shëndetësor “Nova Varosh” në vazhdimësi, 24 orë në ditë.

SHARE