Aksionit “Stop Inflacionit” i janë bashkuar edhe 14 farmaci të tjera, ku qytetarët do të mund të blejnë disa ilaçe, suplemente dhe ushqime për fëmijë me çmime më të lira deri më 30 qershor.
Përveç 206 farmacive që iu bashkuan këtij aksioni, në këtë fushatë u bashkuan edhe farmacitë Maxima, Vita dhe Vita plus, Vigor, Iva pharm, Farmedika dhe Stari grad.
Ministria e Shëndetësisë fton edhe farmacitë e tjera që t’i bashkohen aksionit dhe në këtë mënyrë të tregojnë përgjegjësi sociale dhe të kontribuojnë në uljen e inflacionit dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.