PAGA MESATARE NË MARS 781 EURO

Paga mesatare pa taksa dhe kontribute në muajin mars, sipas të dhënave të Monstat, arritën në 781 euro dhe ishin 1.3 për qind më të larta se në muajin shkurt.

Paga mesatare neto në muajin mars, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 10.9 për qind.

Paga mesatare bruto në mars ishte 970 euro.

“Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në muajin mars në krahasim me shkurtin shënuan një rënie prej 0,7 për qind, rezulton se pagat reale për të njëjtën periudhë shënuan një rritje prej dy për qind”, thuhet në njoftim.

SHARE