SIMOVIQ NË BJELLO POLE: U NËNSHKRUAN 140 KONTRATA ME FERMERË NGA 18 KOMUNA

“Investimet në bujqësi për mbi 35 milionë euro të tashmë  të realizuara këtë vit ose realizimi i tyre në proces,  tregon se Mali i Zi në këtë fushë po bën progres të dukshëm, tha sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të MZ, Millutin Simoviq në Bijelo Pole. në ditën e parë të vizitës katër-ditore në veri të Malit të Zi gjatë së cilës do të paraqesin rezultatet e ftesës së parë publike për mbështetje për prodhimin primar në kuadër të Programit IPARD. Ai filloi vizitën e tij në Komunën e  Bijelo Poles me qëllim të monitorimit të drejtpërdrejtë të realizimit dhe shqyrtimit të rezultateve në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, të investuar nga Qeveria, së bashku me partnerët e BE-së, me nikoqirët e vlefshëm, sipërmarrësit dhe qeverisjet lokale përgjegjëse. Simoviq njoftoi se nga 389 kërkesat e deritanishme deri më sot janë nënshkruar 140 marrëveshje për mbështetje për fermerët nga 18 komuna. Kurse, Investimet totale tani për tani arrijnë në vlerën prej 5.2 milion euro, ndërsa mbështetja e pritshme arrin në vlerën rreth 2.9 milion euro.

SHARE